Arbëri

Sveçla: Serbia s’mund ta pranojë një Ballkan të qetë

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se lidhja e Serbisë me Rusinë e cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor e se Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë, siç s’mund ta pranojë Rusia një Evropë të qetë.

Në fjalimin e tij në forumin e ministrave të Punëve të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë, Sveçla ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të rajonit.