Arbëri

PDK -ja e LDK-ja e konsiderojnë të dobët buxhetin për vitin 2023

 

Qeveria e Kosovës para pak ditëve ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro. Edhe pse u konsiderua si historike nga Qeveria, opozita po e konsideron më të dobëtin se në vitet 2018 dhe 2019.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se buxheti si është paraqitur bie mbi kurrizin e qytetarëve.