Arbëri

Zbatimi i marrëveshjeve për letërnjoftime, diploma dhe vende pune vështirë se arrihet së shpejti

 

Nuk ka gjasa që marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të lehtësonin udhëtimin, studimin dhe punën për qytetarët, të vihen në jetë së shpejti.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u nënshkruan nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht për marrëveshjet, në tetor, pas disa javësh negociatash të udhëhequra nga Gjermania.