Arbëri

Hoti: Qeveria zero transparencë për propozimin franko-gjerman

Avdullah Hoti - ish-kryeminister i Kosoves
 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të sillet në Kuvend debati formal për dialogun, duke thënë se do të siguronte transparencë për këtë proces dhe do të ndërtohej një konsensus politik.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se ka zero transparencë nga Qeveria ndaj Kuvendit dhe publikut, për propozimin franko-gjerman.