Arbëri

Kosova do të blejë objekte për ambasada në Kroaci dhe Senegal

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për nisjen e procedurës për blerjen e objekteve për ambasadë në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit.

Në mbledhjen e 109-të të mërkurën, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky hap do ta fuqizojë diplomacinë e Kosovës.