Arbëri

Vetëm dy për qind e rasteve të dhunës në familje raportohen, sivjet ishin mbi 2300

 

Vetëm dy për qind e rasteve të dhunës në familje raportohen në organet kompetente të Kosovës, ka thënë këshilltarja politike në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Bala. Ajo shtoi se vetëm në dhjetë muajt e parë të vitit 2022, u regjistruan 2364 raste të dhunës në familje.

Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Bala ka theksuar se kryesisht viktimë të kësaj dhune janë gratë dhe vajzat.