Arbëri

Zakharova: Kërkesa e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën është qesharake

Foto: AP
 

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka vlerësuar se kërkesa e Evropës që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës është qesharake, transmeton Russia Today.

"Kjo është me të vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetërim tani ruhet në Rusi", tha Zakharova.