Arbëri

Mustafi: Do të vazhdojmë betejën politike për legalizimin e simboleve kombëtare në Luginë

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka ngritur flamurin kombëtar në ndërtesën e këtij Këshilli në Preshevë.

Me këtë rast Mustafi ka theksuar se do të vazhdojnë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare në Luginë.