Abdullahu: Bashkimi politik i Kosovës dhe Shqipërisë i pashmangshëm

Abdullahu: Bashkimi politik i Kosovës dhe Shqipërisë i pashmangshëm
Historiani Durim Abdullahu thotë se bashkimi politik i Kosovës dhe Shqipërisë jo vetëm që është i mundshëm, por i pashmangshëm.
Abdullahu në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se këto takime të dy qeverive e po ashtu mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, janë hapa të domosdoshëm drejt këtij drejtimi.
“Bashkimi politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mendoj se është jo vetëm i mundshëm, por edhe i pashmangshëm. Ashtu si në fund të shekullit XIX e fillim të shekullit XX, kur elita politike shqiptare e asaj kohe po tregohej e kujdesshme, gjykoj se edhe këto lloj takime që i kemi parë të dy qeverive, mund të duken ndonjëherë si farsë apo joefektive, por janë hapa të domosdoshëm të përafrimit politik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Besoj se interesi politik edhe i Kosovës edhe i Shqipërisë është të kemi një lloj bashkimi politik”, ka thënë Abdullahu.
Abdullahu ka thënë se bashkimi i vendeve brenda BE-së është tjetër gjë, por duhet një bashkim politik mes Kosovës e Shqipërisë.
“Mendoj se elita politike në Kosovë e Shqipëri e di shumë mirë se Kosova nuk do të jetë kurrë në BE. Prej nesh do të jetë Shqipëria në BE, eventualisht mund t’i bashkohemi asaj në këtë rrugëtim të përbashkët drejt BE-së”, ka thënë Abdullahu.
Abdullahu ka treguar se një skandal që ndodh në Shqipëri ndjehet edhe në Kosovë, apo anasjelltas. E po ashtu edhe sukseset e njërit vend festohen në vendin tjetër.
“Është përafrimi më i madh. Politika me kohë mendoj se do ta ndjekë me hapa më të përshpejtuar. Kur fola për bashkim eventual politik mes Kosovës e Shqipërisë. Nuk thash diçka të projektuar në një të ardhme të largët. Fola për diçka që mund të ndodh brenda brezit tonë”, tha Abdullahu.
Abdullahu: Austro-hungarezët kishin plan për ta pushtuar Shqipërinë
Historiani Durim Abdullahu ka treguar se si qëllimi i Perandorisë Austro-hungareze kishte qenë ta pushtonte Shqipërinë e Bosnjën. Ndonëse e kishte pushtuar Bosnjën në vitin 1908, Shqipërinë nuk arriti ta pushtonte shkaku i luftërave ballkanike. E pasi nuk e pushtoi e ndihmoi Shqipërinë ta shpallte pavarësinë e saj.
“Qysh në mesin e shekullit XIX u bënë shumë inspektime, e për fat të mirë, madje si rezultat i këtyre inspektimeve të konsujve e diplomatëve austro-hungarezë nëpër Shqipëri, lindën edhe tekstet e para, që janë bazë e studimeve albanologjike. Austro-Hungaria donte ta pushtonte Shqipërinë e Bosnjën. Bosnjën arriti ta pushtonte në vitin 1908, e po përgatitej ta pishtonte Shqipërinë, por luftërat ballkanike ia hodhën poshtë këto plane. Dhe meqë nuk arriti ta bënte pjesë të veten, e ndihmoi Shqipërinë të pavarësohej. Në histori të Perandorisë Austro-hungareze, historianët thonë se suksesi më i madh i diplomacisë së saj është themelimi i shtetit shqiptar. Nuk mund të thuhet se Austro-Hungaria e themeloi shtetin shqiptar. Nuk mund të themelohej po të mos kishte ide, vullnet politik e projekte nga vetë shqiptarët”, ka thënë Abdullahu në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka treguar se si Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912, u shpall në një periudhë lufte, ku katër shtetet ballkanike – Mali i Zi, Greqia, Serbia e Bullgaria – i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nimanbegu sinjalizon Kurtin për statusin e Kishës Ortodokse Serbe

Klinikat me shumë pacientë e pak infermierë

Bajrami i përgjigjet Muratit për tatimin: Bizneset nuk përfitojnë nga pezullimi

Treni i humbjeve të mëdha

Ndryshimet në projektkodin civil mbahen të fshehta

Opozita në Serbi fton Vuçiqin ta hedhë poshtë në tërësi propozimin e BE-së

Shprehet drojë se pas qëndrimit për dialogun, Kosova mund të privohet nga disa procese

Murati për tatimin: LDK-ja e ka hallin e biznesmenëve dhe ndërtimtarëve

Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi “kërcënimet për lojë politike”

Kurti: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejt të ndryshme për Kosovën
