Arbëri

Serbia nuk do negociata për planin franko-gjerman

Albin Kurti - Aleksandar Vucic, Josep Borrell, Miroslav Lajcak, rundi i dialogut ne Bruksel
 

Serbia vazhdon t’i mohojë diskutimet për marrëveshjen finale, për të cilën u tha se pati dakordimi në takimin e fundit në Bruksel, kur u arrit marrëveshje për targat. Madje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. E në Zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së nuk kanë treguar se kur do të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare

Mbetet e paqartë se kurdo mund të nisin negociatat për marrëveshjen finale, e cila mbështetet në propozimin franko-gjerman. Derisa ndërmjetësi në dialog, BE-ja, nuk ka dhënë një datë se kur mund t’i ftojë palët, deklarata kundërthënëse kanë dhënë kryeministri i Kosovës, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Një ditë pas Kurti tha se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutojnë për marrëveshjen finale, Vuçiq e ka përjashtuar këtë mundësi. Madje ai ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.