Arbëri

Masa ekstreme kundër Qeverisë, “gjyqtarët dhe prokurorët mund të ofrojnë dorëheqje kolektive”

 

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se Qeveria për vendimin e saj për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve po thirret në sundim të ligjit, por po e bën të kundërtën.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se pasojat e Qeverisë Haradinaj lidhur me pagat e tyre po ndiqen sot. Ka theksuar se 1,000 seanca janë anuluar brenda katër ditësh, gjë që e ka parë se duhet të jetë alarm për të gjithë.