Arbëri

Të enjten në Prishtinë protestohet kundër vrasjes së grave nga burrat

 

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë të enjten në Prishtinë protesta për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Në një njoftim të mërkurën mbrëma, pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga burri i saj me të cilin thuhet se ishte në procedurë të divorcit, thuhet se protesta do të nisë në ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.