Nga cilat shtete blen armatim Kosova?

Nga cilat shtete blen armatim Kosova?
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka treguar se prej cilave vende blen armatim Kosova.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se blerja e armatimit bëhet duke u informuar për armatimin që ka armiku.
“Blejmë nga shtetet e NATO-s dhe kemi arritur të gjejmë mirëkuptimin që të gjejmë mënyrën më të lehtë deri tek ardhja e informacioneve më të plota me e ditë çfarë armatimi po marrim dhe cili armatim është adekuat për zhvillimin tonë”.
“Ne bëjmë analizë se çfarë armatimi ka armiku eventual dhe si është mundësia strategjike e mbrojtjes”, ka theksuar ai.
Syla ka deklaruar se armatimi adekuat është ai për mbrojtje, pasi ka shtuar se Kosova nuk ka synime për sulme por për mbrojtje.
“Është për mbrojtjen tonë. Ne jemi shtet që nuk kemi apetit për të sulmuar, por për t’u mbrojtur. Kur jemi të përgatitur me armatimin bazë që na mundëson sigurinë dhe mbrojtjen tonë, duhet ta sigurojmë gjithë atë armatim që na mundëson mbrojtjen”.
Ka theksuar se po punohet që të merret armatimi adekuat për t’iu përgjigjur çfarëdo force të armikut.
“Ne jemi duke punuar që të marrim armatim adekuat që t’i përgjigjemi armikut çfarëdo force që ka ai. Do të punojmë që të përgatitemi që të mbrojmë integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë”, ka thënë Syla në Interaktiv.
Syla: Më 2026 mendojmë ta realizojmë synimin për të hyrë në NATO
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ecur shumë përpara dhe se është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.
Syla, të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se me punën që po bëhet, në vitin 2026 mendojnë ta realizojnë synimin për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.
“Ne jemi shumë të gatshëm sepse ne kemi ecur shumë përpara. Afërsisht në 2028 ne kemi për ta plotësuar kriterin me të cilin ne duhet t’i kemi kapacitetet tona. Me punën që jemi duke e bërë, në 2026 mendojmë ta realizojmë këtë synim tonin, kemi ecur edhe me pajisje, edhe me person, edhe me infrastrukturë të përgjithshme, jemi në hapa shumë të mirë që eventualisht nëse politika avancon në plotësimin e kritereve për të hyrë në NATO”, ka thënë Syla.
Ai ka folur edhe për vendimin për zbarkimin e FSK-së në ishujt Falklands, duke thënë se niveli i arritjes së ushtarëve që do të zbarkojnë atje është maksimumi i përgatitjes ushtarake.
“Niveli i arritjes së këtyre ushtarëve është maksimumi i atyre që do të thotë përgatitja ushtarake. Kushtet në të cilat zhvillohen këto ushtrime dhe këto njohuri është nivel shumë i lartë që pas kryerjes së këtij zbarkimi këta ushtarakë do të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen çfarë do lloj ftese”, është shprehur Syla.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur të mërkurën me 77 vota pro për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ishujt Falklands, që është pjesë e Britanisë së Madhe.
Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.
Syla ka thënë se “gjetja e vendeve më të mira të punës, pagat më të mira, janë gjithnjë problematikë jo vetëm për ne, por të gjitha ushtritë e botës” sa i përket largimit së të rinjve.
Ai ka treguar se katër kërkesa ishin paraqitur nga ushtarët serbë për dorëheqje për shkak të presionit që ishte bërë nga Serbia për shkak të targave, por sipas tij, kërkesat nuk janë miratuar.
Aktualisht, janë 30 ushtarë serbë në kazerma, ka thënë Syla.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pacolli: Asociacioni, kurth që po tentohet të jetësohet përmes atij që e ka kundërshtuar më së shumti

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur te marrëveshja finale

DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Mehmetaj përmend ripërcaktimin e kufijve si një mundësi për t'iu shmangur Asociacionit

Qeveria miraton dy vendime, përfshirë atë ku përcaktohet vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik

Lista Serbe thotë se duhet të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Serwer thirrje Kurtit: Ofro një propozim për Asociacionin, gjuaje topin në anën e Serbisë

Vetëdemantohet SHSKUK-ja, nuk ka furnizim me barna në masë 98 për qind

Kërkohet rikonfigurim i përpjekjeve drejt themelimit të Asociacionit, qeveritarët ankohen për presion

Vuçiqi takohet me Dodikun, e njofton për Kosovën

Kurti: Populli i Kosovës bashkëndien me kauzën e popullit afgan për demokraci
