Arbëri

Po të zbatohej ligji, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës do të mund të mbikëqyrej nga Policia

 

Bazuar në Ligjin për mbikëqyrjen elektronike, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë, që ndodhi të mërkurën mbrëma para Gjinekologjisë në QKUK, do të mund t’i vendosjes pajisja për mbikëqyrje elektronike.

Nëpërmjet kësaj pajisje, sipas Ligjit që ka hyrë në fuqi në vitit 2015, Policia, do të mund të përcillte vendndodhjen e personit të cilit i vendoset ajo.