Arbëri

LDK-ja kërkon shkarkimin e personave përgjegjës për vrasjen e gruas shtatzënë

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dënuar vrasjen e gruas shtatzënë 35-vjeçare në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë të mërkurën.

Kryetarja e këtij forumi, Jehona Lushaku, ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohen të gjithë personat përgjegjës që nuk kanë ofruar siguri për shtatzënën e cila mbeti e vrarë në prag të lindjes së foshnjës së saj.