Arbëri

Asnjë mjek nuk tentoi ta shpëtonte foshnjën në barkun e shtatzënës së vrarë para Gjinekologjisë

 

Për rreth dy orë, trupi i viktimës ka qëndruar në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe në videon e publikuar në media shihet se nuk është bërë përpjekje për ta shpëtuar jetën e foshnjës. Në QKUK nuk kanë pranuar të flasin për këtë. E avokatët thonë se primare, në këto raste, është jeta e njeriut

Asnjë përpjekje nuk është bërë nga mjekët për të shpëtuar jetën e foshnjës në barkun e shtatzënës që u qëllua për vdekje të mërkurën në oborrin e QKUK-së.

KOHA ka mësuar se mjekë kujdestarë në Klinikën e Gjinekologjisë, në kohën kur ndodhi vrasja, ishin Flora Belegu, Agron Devaj e Berat Krasniqi.