Arbëri

Murati akuzohet se i ka injoruar për tetë muaj kërkesat e Qendrave për Punë Sociale

 

Kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale në Kosovë, Blerim Shabani, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se për tetë muaj i ka injoruar kërkesat e QPS-ve për përballjen me sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Ndër kërkesat që Shabani thotë se i janë përmendur Muratit ka qenë edhe ajo për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje e për reforma në politikat sociale.