Arbëri

GLPS: Ka ngecje në sundimin e ligjit në Kosovë

 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka publikuar të premten raportin e vlerësimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Sipas këtij raporti, në sektorin e drejtësisë s’ka përmirësime evidente nga vitet e kaluara, ndërsa ka ngecje edhe në performancën e institucioneve përgjegjëse për sundim të ligjit dhe zbatimin në praktik të ligjeve.

Në konferencë për media, ku është prezantuar raporti, Donika Çeta nga GLPS, ka thënë se ai mbulon periudhën maj-tetor 2022 në pesë kategori, atë të ligjshmërisë, sigurinë juridike, parandalimin e abuzimit, barazinë para ligjit dhe qasjen në drejtësi.