Arbëri

Kurti takohet me udhëheqësin e “Trepçës”, zotohet për përkrahje të vazhdueshme

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të premten në takim Bordin e Ndërmarrjes “Trepça” të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e kryeshefit të Ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Sipas njoftimit të kryeministrit, gjatë takimit u theksuar se me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyçë në zonat ku operon.