Arbëri

Kurti i reagon gjyqësorit: Po del shumë efikas për vetveten

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. 

Para gazetarëve Kurti ka theksuar se nuk merren me vendimet e gjyqësorit, por i duhet të konstatoj se kur vije puna për vetveten gjyqësori del të jetë shumë efikas dhe i shpejt për dallim prej lëndëve të panumërta që po presin në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë.