Arbëri

Shqipëria e treta në botë për diasporën më të madhe

 

Afro 15% e popullsisë së Shqipërisë është larguar pas viteve ‘90 të shekullit kaluar deri më 2011, kur edhe i janë liberalizuar vizat me vendet e BE-së. Ky trend ka vazhduar edhe në vitet vijuese, duke arritur në shifrën e më shumë se 30 për qind të popullsisë që jeton jashtë vendit. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina me 34 për qind

Një raport i OKB-së e rendit Shqipërinë me diasporën e tretë më të madhe në botë. Në vend të parë është Guyana me 36.4% të popullsisë e pasuar nga Bosnjë-Hercegovina në vend të dytë, ku si pasojë e luftërave të përgjakshme dhe pasojave të saj ndër vite, 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit. Pas Shqipërisë me 30.7% të popullsisë që i jeton në diasporë, renditet Siria e përfshirë nga luftërat dhe konfliktet civile me 30 për qind. E pesta është Xhamajka me 28.6% dhe Moldavia me 28%.

“Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore”, thotë raporti i OKB-së në lidhje me Shqipërinë.