Arbëri

Krasniqi: Kurti i la anash rritjes së pagës minimale personat me aftësi të kufizuara

FOTO: Driton Paqarada/KOHA
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se i ka lënë jashtë Projektligjit për rritjen e pagës minimale, personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe ata të verbër.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Krasniqi ka thënë se integrimi i këtyre personave duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.