Arbëri

Kosova dhe Shqipëria zotohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak

 

Kosova dhe Shqipëria do ta thellojnë bashkëpunimin në interes të të dyja shteteve, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në takim me homologun e Shqipërisë, Niko Peleshi, Mehaj tha se u zotuan për partneritet në fushën e mbrojtjes.