Arbëri

LDK: Me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe ministri

Në foto: Sibel Halimi
 

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të japë dorëheqje, pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë. Duke përshëndetur suspendimin e zyrtarëve policorë, të dyshuar për moskryerje të detyrës në këtë rast, Halimi ka thënë se “bashkë me ta duhet të shkojë edhe eprori i tyre”.

Të shtunën, Sveçla ka njoftuar se katër zyrtarë policorë janë suspenduar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, në rastin e 35-vjeçares që u vra nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes.