Arbëri

​Të dhënat bankare të kosovarëve të rrezikuara, kërkohet kujdes dhe siguri

 

Qytetarët e Kosovës janë përdorues mjaft aktivë të shërbimeve të ndryshme online dhe blerjeve me kartela bankare, por me rritjen e teknologjisë, është rritur edhe pasiguria tek ata, pasi ka raste të keqpërdorimit të kartelave dhe mënyra të tjera me të cilat po i preken të ardhurat e tyre.

Policia e Kosovës njoftoi se nga janari i vitit 2020-s e deri në qershor të vitit 2022-s, janë trajtuar rreth 70 raste të keqpërdorimit të kartelave bankare. Sipas Policisë, disa prej formave të evidentuara janë mashtrimet në uebfaqe dhe rrjete sociale, mashtrimet e bizneseve përmes internetit, “Peshkimi i të dhënave ose Fishing” dhe “klonimi” i kartelave bankare.