Vuçiqi ndërron mendje, thotë se do të shkojë të martën në Tiranë

Vuçiqi ndërron mendje, thotë se do të shkojë të martën në Tiranë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të shkojë në Tiranë të martën ku do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Ai ka thënë se mosshkuarja e tij do të ishte dëm i madh për Serbinë
“Nuk jam i sigurt, por me siguri do të ketë, ose shpresoj se do të ketë, ndonjë përfitim nga shkuarja në Tiranë. Me siguri do të ishte një dëm i madh për vendin tonë nëse nuk shkoj në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndoshta do të tregoja se kotësia ime është më e fortë dhe më e madhe, por sigurisht që do të ishte një dëm i madh për vendin, në terma të tërheqjes së investimeve dhe gjithçka tjetër. Ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se është më mirë të dëgjosh të paktën një përgjigje sesa të mos dëgjosh asgjë. Pra, unë nesër do të shkoj atje dhe do të luftoj për popullin tonë” - tha Vuçiq para gazetarëve.
Ai e ka mohuar se kjo ka qenë biseda kyçe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiqi në takim me Lajçakun kërkon zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Në një postim në Instagram ai ka thënë se ka theksuar tha se ”domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë”.
Sipas tij, Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitet dhe arritjen e kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve, shkruan Rs.N1.
Vuçiqi ka deklaruar në Instagram se ka diskutuar me Lajcakun për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe “problemet me të cilat ballafaqohen serbët për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.
Lajçak shkon sot në Beograd për ta bindur Vuçiqin të marrë pjesë në Samitin e BE-së
Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të shkojë të hënën në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo pas deklaratës së tij se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë.
Arsyeja e këtij anulimi, sipas tij, është emërimi i Nenad Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Vuçiqit për mospjesëmarrje, duke shtuar se ai nuk ka rrugë tjetër pos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kritikuar qasjen e Vuçiqit, duke e quajtur atë student politik të Vojislav Sheshelit. E në anën tjetër Vuçiqi e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”.
Nuk dihet nëse Lajçak do të vijë edhe në Kosovë për vizitë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bala: Kemi marrë mori veprimesh për ta luftuar dhunën gjinore, qeveritë e kaluara s’e kanë bërë

Abdixhiku: Pati lëshime të mëdha në procesin e dialogut

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje nxit shqetësime për mbarëvajtjen

Qeveria: Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës nuk është eliminuar

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin
Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Hill: Më i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes në Ohër sesa nënshkrimi

Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai
