Arbëri

Spahiu: Kemi bërë ankesë ndaj gazetës zvicerane që tentoi të shtrembëronte historinë tonë

Orhan Spahiu
 

Kryetari i Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, Orhan Spahiu, ka thënë se është dorëzuar një ankesë ndaj gazetës zvicerane “NZZ am Sonntag” në lidhje me një shkrim që ajo kishte publikuar të dielën, e në të cilin e sulmoi mesfushorin kosovar Granit Xhaka dhe spekuloi se heroi kombëtar Adem Jashari dhe familja e tij janë vrarë nga UÇK-ja.

“Ne kemi reaguar qysh para tri ditëve, kemi reaguar edhe për të tjera tema, si ofendimet nga ana e Serbisë, por sot kemi reaguar për çështjen e tentimit të deformimit të historisë apo fakteve nga gazeta në fjalë dhe gazetari. Po e përcjellim gjendjen, por ankesën e parë e kemi deponuar, po presim tash se çfarë vjen”, ka thënë Spahiu në “60 Minuta” të KTV-së.