Arbëri

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit të premten protestojnë

 

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një shkrimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave të punonjësve teknikë dhe atyre të sigurimit, që menaxhohen nga kompanitë private.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës të hënën mbajti takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik.