Arbëri

Serwer s’pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet në harkun kohor që e dëshiron Kurti

 

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se do të jetë e vështirë që së shpejti, Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale.

Pasi të dyja vendet u zotuan se do t’i përmbushin marrëveshjet e arritura në Bruksel, në mënyrë që Kosova të pezullojë vendimin për vendosjen e gjobave dhe Serbia të ndalojë prodhimin e targave me emërtimet e Kosovës, Brukseli paralajmëroi të iniciojë diskutimet për marrëveshjen finale, mbi bazën e planit franko-gjerman.