Lajçaku tregon se çfarë u diskutua në takim me Vuçiqin
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin që ka zhvilluar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, për udhërrëfyesin për energji si dhe personat e pagjetur.
Lajçak ka thënë se është diskutuar rruga para drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Në Beograd sot, kam biseduar rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve si vazhdimësi e takimit të fundit në dialog me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne po ashtu kemi biseduar për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, për udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
In Belgrade today, I discussed the way forward on normalisation of relations as a follow-up to the last Dialogue meetings with @predsednikrs@avucic. We also spoke about current issues, including return of Kosovo Serbs to Kosovo institutions, Energy Roadmap and missing persons. pic.twitter.com/NlhE9bfOxm