Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se kanë shënuar historinë në mbledhjen BE-Ballkan Perëndimor të organizuar sot në Tiranë.
“Është mbledhje historike, gjatë së cilës shënuam historinë, pasi për herë të parë kjo mbledhje u organizua në Ballkan Perëndimor. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Kjo bindje e përbashkët na bashkon”, tha Michel në konferencë të përbashkët për media pas Samitit.
Michel ka thënë se kanë detyra për të realizuar. Po ashtu ka thënë se është shënuar edhe progres duke harmonizuar politikën e vizave. Ndërsa ka folur për ndikimin e luftës në Ukrainë.
Michel po ashtu ka folur për problemin me migracionin.
Micheli është pyetur nga gazetarët pse ishte Tirana organizatore.
“Atëherë pse Tirana, sepse përpara disa javëve u propozuar të bëhej ky takim këtu, ky Samit deri në fund të vitit. Dua të falënderoj ju kryeministër Edi Rama dhe ekipin tuaj. Ishte mbresëlënëse se si u bë gjithë kjo gjë. Kaq pak kohë dhe organizuat aq mirë një gjë kaq të madhe. Nuk është e lehtë. Kemi përvojën në Bruksel”, tha Michel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.