Arbëri

Policia e Kosovës thotë se situata në veri është stabile

 

Policia e Kosovës përmes një komunikate në Facebook të shtunën ka thënë se situata në veri të vendit është stabile dhe ka ftuar qytetarët të jenë të qetë e bashkëpunues, pavarësisht se janë raportuar disa sulme nëpër komunat veriore gjatë ditës së sotme. 

Policia thotë se po demanton deklaratat e përfaqësuesve serbë në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.