Arbëri

Përkundër incidenteve, KQZ-ja vazhdon përgatitjet për organizim të zgjedhjeve në veri

 

Përditësim 9:30 – Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se KQZ-ja ka marrë të gjithë hapat për përgatitjen e zgjedhjeve dhe se është e përkushtuar që t’i kryejë detyrat e veta.

“Prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve, KQZ-ja ka marr të gjithë hapat për përgatitjen e këtyre dy proceseve zgjedhore. Pavarësisht sfidave që paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar që të kryejë detyrat e veta dhe në këtë drejtim është kjo ngjarje sot”, ka thënë ai gjatë tërheqjes së shortit të numrave për partitë garuese.