Arbëri

Presidenca pret raport të sigurisë dhe kërkesë të KQZ-së për të vendosur për zgjedhje

Vjosa Osmani
 

Presidenca e Kosovës ka thënë se vlerësimi për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës i takon institucioneve të vendit. Nga Presidenca është thënë se pret raport të sigurisë dhe kërkesë të KQZ-së para se të vihet në veprim për shtyrje të zgjedhjeve. 

“Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”, tha këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.