Arbëri

Anëtari i KQZ-së vlerëson se po ekzagjerohet frika për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

 

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, ka vlerësuar se po ekzagjerohet frika lidhur me situatën në veri.

Rama ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së se nuk ka asnjë veprim në plan operacional që nuk është ndërmarrë sa i përket organizimit të zgjedhjeve në katër komunat veriore.