Arbëri

Në mesin e tensioneve në veri, Cholleti e Escobari vizitojnë Kosovën

 

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pritet të nisë të hënën një vizitë në Kosovë. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka raportuar Radio Evropa e Lirë të enjten.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se “Escobari udhëton shpesh në rajon dhe do të jetë aty për konsultime të rregullta”.