Arbëri

Vela: Serbia ka kaluar në kërcënime të hapura për agresion ndaj Kosovës

 

Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vela, ka deklaruar se regjimi serb ka kaluar nga veprimet e fshehta në struktruave ilegale, në kërcënime të hapura për kryerjen e agresionit ndaj Kosovës.

“Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të veta ilegale në Kosovë, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai në Twitter të enjten mbrëma.