Arbëri

APK: Mbi 30 raste të korrupsionit u trajtuan këtë vit

 

Gjatë vitit 2022, mbi 30 raste korrupsioni janë iniciuar për trajtim në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka thënë drejtori i saj, Yll Buleshkaj, në takimin me Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. 

“Gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat”, ka thënë Buleshkaj.