Kryeziu thotë se Kosova mund të hyjë në BE për 10 vjet, Fazliu nuk u beson shifrave

- 21:07Kryeziu thotë se Kosova mund të hyjë në BE për 10 vjet, Fazliu nuk u beson shifrave
- 20:41Fazliu: Dorëzimi i aplikimit për anëtarësim ishte planifikuar të bëhej në Bruksel
- 20:36Kryeziu: Aplikimi për BE ndodhi bazuar në përkrahjen që Kosova merr nga shtetet anëtare
- 20:22Shasha: Kosova i përmbush kriteret për statusin e vendit kandidat
Kryeziu thotë se Kosova mund të hyjë në BE për 10 vjet, Fazliu nuk u beson shifrave
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se nevojitet 9 apo 10 vjet proces që përfundimisht Kosova të arrijë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Ajo më tej ka thënë se edhe situata aktuale gjeopolitike është krijuar në favor të Kosovës, gjë që duhet të shfrytëzohet.
“Besoj se do të jemi te një 9-10 vjet proces të cilit do t’i nënshtrohemi e të punojmë intensivisht në mënyrë që përfundimisht të arrijmë të bëhemi anëtar i BE-së e do të isha shumë e lumtur sikur ta fitonim statusin e vendit kandidati për një periudhë të shkurtër kohore rreth 2 vjet. Situata gjeopolitike që është krijuar tani është në favor të jashtëzakonshëm për ne dhe po mundohemi ta shfrytëzojmë shumë. Do të ketë dinamizim të krejt punës e angazhimit qoftë nga ana e Qeverisë dhe e Kuvendit”, ka thënë Kryeziu të enjten në emisionin “Desku” në KTV.
Ndaj kësaj deklarate, sikurse edhe asaj të kryeministrit Albin Kurti gjatë ditës lidhur me kohëzgjatjen e këtij procesi, ka reaguar redaktori i KOHËS, Eraldin Fazliu.
Ai në këtë emision tha se para rreth 20 vjetësh është mbajtur Samiti i Selanikut dhe deklarata të tilla janë dëgjuar edhe në këtë samit ku parashikohej që brenda 10 vjetësh vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së, por nuk ka ndodhur ashtu.
Ai shtoi se perspektiva e Kosova nuk mund të ndahet nga ajo e rajonit.
“Më 2003 kur është mbajtur Samiti i Selanikut parashikohej që për 10 vjet vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin pjesë e BE-së, tani kanë kaluar 20 vjet. Perspektiva e Kosovës nuk është se mund të ndahet nga perspektiva e rajonit, nuk është se mund të trajtohemi në mënyrë të veçantë në raport se çfarë do të ndodhë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse shihni se si një shtet si Maqedonia bllokohej nga Greqia, Bullgaria e tani ende nuk e dimë se a do të bllokohet tutje, imagjinojeni Kosova me problemet që i ka aktualisht”, ka thënë Fazliu.
Shasha: Pranimi i kërkesës për anëtarësim në BE, sukses i Kosovës
Demush Shasha nga Instituti EPIK, deklaroi se nëse gjatë vitit 2023, Këshilli i Bashkimit Evropian, s’e mbështet aplikacionin e dorëzuar nga Kosova për anëtarësim, mund të konsiderohet proces i dështuar.
Ai deklaroi në DESKU-n e KTV-së të enjten se sikur Këshilli ta pranojë kërkesën dhe të mandatojë komisionin për përgatitjen e vlerësimit, mund të konsiderohet sukses i Kosovës.
“Pesë vendet mosnjohëse të BE-së, na hapin shtegun drejt BE-së dhe NATO-s. Liderët tanë kanë bërë këtë lidhje sepse është më mirë të pranohet një fakt vet,sesa të imponohet njohja e atij fakti.
Brenda 600 faqeve në marrëveshjen për stabilizim asociimi, vetëm një nen mund të pezullohet. Neni i dialogut. Vetëm mungesa në proces të dialogut, mund të pezullojë procesin e integrimit të Serbisë në BE. Serbia s’do të hapë proces për integrim në BE, pa ecuri të dialogut me Kosovën”, deklaro Shasha.
Ai shtoi se është e rëndësishme të merret hapi i parë drejt BE-së, që ai aplikacion “merr kohë pastaj”.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu,u shpreh se Kosova është më mirë se shumë vende të rajonit në procesin e integrimit, derisa shtoi se dialogu me Serbinë do ketë ndikim në proces.
Fazliu: Serbisë po i çmohet kapaciteti destabilizues
Redaktori në KOHA, Eraldin Fazliu, deklaroi në DESKU-n e KTV-së se kapaciteti destabilizues i Serbisë po çmohet më tepër, se rreshtimi dhe pozicionimi i Kosovës kah partnerët.
Ai deklaroi të enjten se Kosova është vlerësuar për pozicionimin me luftën në Ukrainë, por sipas tij, ky vlerësim s’po bëhet edhe në procese të tjera integruese.
“Fuqitë e mëdha do i shihnin rreshtimet, duke e ditur pozicionin e Serbisë. Por çka ndodhi gjatë gjithë kësaj kohe, është që pothuajse na doli e kundërta në shumë raste. Pothuajse kapaciteti destabilizues i Serbisë po çmohet më shumë se lojaliteti, besnikëria, rreshtimi i qartë i Kosovës me Perëndimin. Aftësia dhe rezultati do të ishte sikur të arrinim një sukses që do të ishte i matshëm. Nëse analizojmë në secilën prej deklaratave, prej proceseve, Kosova aty-këtu vlerësohet për pozicionimin me luftën në Ukrainë, por jo në procesin integrues në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Fazliu.
Sipas tij, nuk është parë as qartësi në partneritetin me NATO-n, as me Bashkimin Evropian, e as me Këshillin e Evropës.
“Nuk është arritur konsensus. Nuk po shohim rezultate konkrete dhe shtyrje nga partnerët”, shtoi ai.
Fazliu: Dorëzimi i aplikimit për anëtarësim ishte planifikuar të bëhej në Bruksel
Eraldin Fazliu, redaktor në KOHA, ka thënë se dorëzimi i aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian, ishte planifikuar të bëhej në Bruksel.
Të enjten në emisionin “Desku” në KTV, Fazliu ka thënë se ka një përshtypje sikur qendrat e mëdha të Bllokut duan t’ua lënë në dorë fuqive më të vogla, proceset e tilla, por që nuk janë vendimmarrëse të plota në atë çfarë ndodhë në arkitekturën e sigurisë në Evropë.
“Kishim një reagim nga Estonia, Kroacia, Shqipëria, e kemi parë që edhe Finlanda është një nga përkrahësit kryesorë të dorëzimit të aplikimit që Kosovës në BE”, ka thënë ai.
Sipas Fazliut, Çekia ka treguar një qasje konstruktive jo vetëm në këtë çështje të enjten, por edhe në Këshill për çështjen e vizave.
“Çekia jo vetëm në këtë çështje, e pamë edhe në Këshill për çështjen e vizave ku pati një qasje shtytëse që nuk e kishte as Gjermania më parë”, ka thënë Fazliu.
Kryeziu: Aplikimi për BE ndodhi bazuar në përkrahjen që Kosova merr nga shtetet anëtare
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar se dorëzimi i aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian është bërë duke u bazuar në përkrahjen që vendi merr nga shtetet anëtare të BE-së.
E ftuar në emisionin “Desku” në KTV të enjten, Kryeziu ka thënë se Kosova nuk është nisur me idenë që mund të shfaqe telashe rrugës nga pesë vendet mosnjohëse, përndryshe aplikimi do të mund edhe të shtyhej.
Ajo ka thënë se ky vendim është marrë pasi sipas saj, janë treguar rezultate konkrete, duke u arritur progres në fushat të cilat janë edhe kusht për aplikim.
“Po të niseshim nga ajo që mund të kemi pengesa ndoshta do të na duhej të prisnim edhe më gjatë, por jemi nisur nga ajo që kemi treguar si shtet rezultate konkrete, kemi arritur progres dhe kemi menduar që jemi të gatshëm ta bëjmë dorëzimin e aplikimit për të fituar statusin e vendit kandidat dhe besoj që kjo ka qenë njëra prej aspiratave tona më të mëdha evropiane ndër vite. Është marrë vendimi për t’u dorëzuar aplikimi sot duke u bazuar në përkrahjen që Kosova merr prej shteteve të BE-së dhe sigurisht se nuk jemi nisur nga ajo që po e dorëzojmë por kemi shtete mosnjohëse dhe mund të na bëjnë problem”, ka thënë ajo.
Sipas Kryeziut, duhet të shfrytëzohet kapaciteti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë që të lobohet te shtetet mosnjohëse.
“Një konfirmim që e kemi marrë së fundmi nga z.Bislimi është se Qeveria është në dialog të vazhdueshëm me këto pesë shtete mosnjohëse që nuk kanë një refuzim të menjëhershëm rreth anëtarësimit të Kosovës por kanë dyshime që ne mund t’i përmbushim ato”, ka shtuar ajo më tej.
Shasha: Kosova i përmbush kriteret për statusin e vendit kandidat
Demush Shasha nga Instituti EPIK ka deklaruar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për marrjen e statusit të vendit kandidat drejt Bashkimit Evropian.
Ai deklaroi të enjten në DESKU-n e KTV-së se Kosova është e përgatitur për marrjen e këtij statusi, e siç u shpreh ai, aktualisht gjendet në një stad më të lartë, se të vendeve të tjera të rajonit.
“Kosova ka qenë e fundit që të shprehë angazhim për në BE. Kosova i përmbush të gjithaq kriteret për marrje të statusit të vendit kandidat, e përgatitur. Është në një stad më të avancuar se kur kanë qenë këto vende të rajonit, në proces të marrjes. Por tani janë dy pengesa. Pengesa ligjore dhe politike”, ka deklaruar Shasha.
Sipas tij, pengesa ligjore ka të bëjë me traktatin e BE-së, ku thuhet se vetëm shtetet mund ta dorëzojnë aplikacionin për anëtarësim.
“Pikëpyetje e parë është a na njohin 5 vende mosnjohëse. Kjo është pengesa e parë e shqyrtimit të aplikacionit. Tani, kompetencat për miratimin e aplikacionit, është e 27 vendeve nacionale të BE-së. Këtu duhet miratim i 27 vendeve, gjë që nuk është dashur në marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kur BE-ja ka vullnet, do të gjendet një zgjidhje për të tejkaluar një zgjidhje ligjore”, ka thënë Shasha.
Sipas Shashës, pengesë politike mund të jetë mungesa në procesin e dialogut me Serbinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri

Krimet e pandëshkuara të luftës

Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe

98 për qind e fëmijëve që s’dëgjojnë, s’dinë shkrim-lexim pas shkollës së mesme

Osmanaj: Draftstatuti cenon Kushtetutën në disa pika

Serbia rekruton në ushtri edhe të rinj nga veriu i Kosovës

Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt

Vëllai i Liridonës: Dyshojmë se e vranë për të përfituar para nga sigurimi jetësor

Kosova avancon strategjinë e përballjes në raste sulmi si në Banjskë

Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestë në Prishtinë
