Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së martës do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara, sipas IHMK-së, do të shtrihen përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë celsius, derisa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimet e ndryshme”, u tha në njoftim.