Mot i qëndrueshëm dhe me mjegull të hënën në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së hënës do të mbajë mot i qëndrueshëm.
Sipas IHMK-së, orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të ketë edhe mjegull.
“Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 1 deri në 2 gradë Celsius minimalja dhe maksimalet 9 deri në 11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.