Arbëri

Rritet numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e BE-së

 

Numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian (BE), në 10 muajt e parë të vitit 2022, është rritur për 20 për qind ose për afër 1800 kërkesa.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Azil të BE-së, numri i kërkesave për azil në këta dhjetë muaj është 10 mijë e 912 aplikime. Në periudhën janar-tetor të vitit 2021, janë regjistruar gjithsej 9 mijë e 118 aplikime për azil.