Arbëri

Krasniqi: Evidente që Kurti ka pasur marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin për heqjen e barrikadave

Foto: Alban Bujari - KOHA
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshje të fshehtë më presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për heqjen e barrikadave.

Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, ai ka thënë se në këmbim të heqjes së barrikadave, Qeveria ka liruar ish-policin serb të dyshuar për terrorizëm Dejan Pantiq.