Arbëri

Hovenier: Synimi përfundimtar njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por s’është e mundur aktualisht

 

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është e mundur të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi. Ai thotë se synimi përfundimtar është njohja e ndërsjellë, por vlerëson se aktualisht kjo nuk është e mundur.

“Për fat të keq kjo nuk është e mundur aktualisht, por sfidat e sotme mund të tejkalohen. Nëse e sheh këtë marrëveshje, këtë punë si hap i përkohshëm drejt asaj...atëherë ka mundësi reale”, i ka thënë Hovenier gazetarit Tim Judah, i cili mbulon Ballkanin për “The Economist” dhe është autor i disa librave për Kosovën dhe rajonin.