Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Rifat Latifi – Air-ministri

 

Është nga mjekët me karrierën me të bujshme, të cilit iu dha mundësia të udhëhiqte me shëndetësinë. Pasi u emërua ministër, Rifat Latifi premtoi reformë të thellë në sektor, por nuk iu panë rezultate dhe pas dhjetë muajsh në funksion, u dorëhoq.

Latifi për këtë kohë nuk la asnjë gjurmë në avancimin e shëndetësisë publike. U bë i njohur kryesisht për udhëtimet e shpeshta jashtë vendit, për të cilat thoshte se ishin në shërbim të “diplomacisë shëndetësore”. Dhe, u bë lajm për fjongon e kaubojkat.