Arbëri

Kurti ia lejon patriarkut Porfirije vizitën në Kosovë

 

Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë leje patriarkut të Kishës Ortodokse serbe, Porfirije, që ta vizitojë Kosovën. Porfirije pritet të vijë sot [e enjte].

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, leja për vizitën e Porfirijes në Kosovë ishte kërkuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkesë të cilën e ka pranuar Kurti.