Arbëri

Escobari e Lajçaku të hënën vizitojnë NATO-n

 

Të hënën e 9 janarit, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, do të takohet me Gabriel Escobarin, të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, dhe Miroslav Lajçakun, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të NATO-s, Escobari e Lajçaku do të marrin pjesë edhe në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut Verior.