Arbëri

Edhe SHBA-ja e dënon plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

Foto: KOHA
 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë e SHBA-ja e dënon plagosjen e dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës dhe shtoi se është mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin për sulmin.

Hovenier e ka bërë këtë deklaratë të shtunën në mëngjes teksa po merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës, derisa me këtë rast uroi të gjithë serbët për Krishtlindje dhe theksoi se ishte nder për të që peshkopi Tedosje e ftoi të marrë pjesë në shërbim.