Arbëri

Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës

 

Mjeku Reshat Emra ka vdekur në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës të shtunën. Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, Emra ka vdekur si pasojë e infarktit. Në njoftim të Spitalit thuhet se ai gjeti vdekjen në vendin e punës, në shërbim të pacientëve gjatë ditës ku ishte kujdestar.

“Shumë net pa gjumë e angazhim vetëmohues. Ky është angazhimi i mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për t’u shërbyer pacientëve. Në situatë të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja. I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.