Zv.shefi i NATO-s: KFOR-i shumë vigjilent dhe ka kapacitete për ta zbatuar mandatin

Zv.shefi i NATO-s: KFOR-i shumë vigjilent dhe ka kapacitete për ta zbatuar mandatin
Zv. sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Goana, ka thënë se KFOR-i mbetet vigjilent dhe se ka aftësinë dhe personelin për ta implementuar plotësisht mandatin që i buron nga Kombet e Bashkuara.
Geoana gjatë takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin drejt integrimit evropian edhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Zv.sekretari i përgjithshëm Geoana vuri në pah përpjekjet intensive të bëra nga aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet, veçanërisht në veri të Kosovës. Gjithashtu nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe nga misioni i Sundimit të Ligjit i BE-së (EULEX) në largimin e suksesshëm të barrikadave, që ndihmoi të rivendoset liria e plotë e lëvizjes në mbarë Kosovën. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë e personelin për të zbatuar plotësisht në baza ditore mandatin që i buron nga OKB-ja, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit e Prishtinës – si platforma kryesore për të ndërtuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë rajonin – dhe të gjitha përpjekjet që synojnë në avancimin drejt integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e NATO-s.
Në vizitën në selinë e NATO-s, Escobar e Lajçak, kanë informuar ambasadorët e NATO-s mbi angazhimet e tyre diplomatike me të gjitha palët në rajon.
Lajçaku e Escobari takohen me zv.shefin e NATO-s, diskutohet gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar të hënën me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Ndër të tjera në takim është biseduar edhe për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Për takimin është njoftuar në faqen në Twitter të Misionit të SHBA-së në NATO.
“Paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë evropianët. SHBA-ja dhe aleatët tanë të NATO-s, dhe BE-ja, janë të përkushtuar për të punuar me Serbinë & Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje dhe një rruge para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve”, është shkruar nga Misioni i SHBA-së në NATO.
Për takimin ka njoftuar edhe Lajçaku.
“Kam pasur një takim të dobishëm me zëvendësekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoanan dhe US-DAS, Escobarin sot. Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë që po ashtu bashkërisht t’i adresohemi ambasadorëve të NATO-s”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Peace and stability in the Western Balkans is important for all Europeans. The United States, our @NATO Allies, and the EU are committed to working with Serbia & Kosovo to find a solution and way forward in the interest of the stability, safety, and well-being of all communities. pic.twitter.com/w9oLrK4vli
— US Mission to NATO (@USNATO) January 9, 2023
Had a useful and timely meeting with NATO DSG @Mircea_Geoana and 🇺🇸 DAS Escobar today. We discussed the recent developments in the Dialogue, incl in north Kosovo, EU-US-NATO cooperation, and the way ahead. Grateful for the opportunity to also jointly address @NATO Ambassadors. pic.twitter.com/ZKds8hqHuD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 9, 2023
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Borrell: Marrëveshja krijon status-quo të re në dialog, Asociacioni urgjencë

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi 4 herë, Deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Suedisë hero, ia shpëton jetën një foshnje në Mal të Zi

Kohavision me njoftim për abonuesit e platformës “KUJTESA”

Kamberi: Kurti e Vuçiqi janë ngjitur në pushtet me qëndrime të kundërta nga ato që po i pranojnë sot

Haradinaj: Tri objektiva duhet të arrihen në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Murati ankohet për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve

Krerët e Listës Serbe i thonë Hovenierit: S’marrim pjesë në zgjedhjet në veri pa u formuar Asociacioni

Kurti thotë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës
